Ish kryeministri, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se në sistemin e hakeruar, ishin dhjetëra orë të zyrtarëve qeveritarë të cilët kishin pasur komunikime me anëtarë të organizatave kriminale shqiptare në Dubai dhe Amerikën Latine.
Duke u bazuar në këtë deklaratë, Berisha tha se kryeministri Edi Rama ishte nën hetim ndërkombëtar.
“Janë me dhjetëra orë komunkimi të qeveritare me grupet më të rëndësishme kriminale në Shqipëri, Dubai, Amerikën Latine, Meksikë dhe kudo. Unë ju garantoj ju se personalisht Edi Rama është sipas të gjithë indicieve, në hetim ndërkombëtar”-tha Berisha.