Kryeministri Edi Rama në përpjekje për të qetësuar qytetarët shqiptarë pas zbulimit të 6 rasteve me koronavirus, ka nxjerrë një mesazh të ish-kapitenit Lorik Cana, i cili bën thirrje për të evituar situatat e panikut.
Në videon e postuar nga Rama, Cana bën thirrje që të mos ketë askush frikë por vetëm të kujdesen për veten dhe për të njëri tjetrin, për të kufizuar sa më shumë kontaktet fizike dhe ndjekur udhëzimet.
Ajo që të përbën çudi në vendin tonë, është se edhe në një situatë, ku ka shumë pikëpyetje lidhur me kapacitetet e sistemit shëndetësor, kryeministri vijon ende që të përdorë propagandën, kur i vesh rolin e mjekut, një ish-sportisti, që pavarësisht popullaritetit, s’dimë sesa ka njohuri për këtë virus që po vë në alarm edhe vendet më të zhvilluara.
Postimi i plotë:
Mesazh i kapitenit legjendar të kuqezinjve, Lorik Cana
FRIKË JO, KUJDES PO!
DHE JU LUTEM:
Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda!
Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta!
Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim!
(E.K/Faxweb.al)