Ish-kryeministri Sali Berisha flet për zgjedhjet dhe qeverinë teknike dhe për zgjedhjet e qershorit. Në një intervistëe për RTV Dukagjinin, të gazetarit Berat Buzhala, Berisha e cilësoi kryeministrin Edi Rama si një njeri me probleme psikike dhe një paranojak.
“Shqipëria ka një të sëmurë psikik. Sipas tij gjermania është e mbushur me kanabisin, por ai jeton në një realitet që nuk ekziston.
Opozita në Shqipëri si asnjë vend tjetër në botë, ka një mal eurosh me drogë, ai përmend lazaratin, por në 2013-ën, vetëm 65 kilogram ka qenë droga e shkuar në Itali. Por unë kujtoj vetëm atë jave, kur reagoi Italia, sasia e çuar ka qenë më e madhe se në tetë vite. Opozita e vendos opozitën para një mali droge dhe i thotë: hajde bëjmë garë.
Marrim krimin, ato bandat që arrstuam ne në 2005-ën, po i injoron Edi Rama. Lul berisha i thotë: Durrësin ta marr unë përsipër.
Efekti i vrasësve serial është i jashtëzakonshëm, në 2003 garoi Rama dhe Ngjela, të nesërmen në darkë, të pasnesërmen pas zgjehdjeve, 143 kuti nuk vinin në komisionin e zgjedhjeve. Kjo sepse komisionerët ia kishin dorëzuar bandës së tiranës nga killerat, dhe komisionerët jo vetëm nuk dorëzuan kutitë por nuk na kanë thënë. Edhe ambasadori amerikan i tha asokohe Ramës: Ti i ke fituar zgjedhjet me vrasës serial, nuk është kjo mënyra e duhur. Nejse iku ajo punë. Edi Rama, ka paranojën dhe shëmbëlltyrën e krimit”, shprehet Berisha në këtë intervistë. (D.D/Shuplaka)