Edhe pse është festë dhe sot do të duhej që hapësira të ishte për të gjithë shqiptarët, kryeministri i vendit nuk ka munguar me daljen e tij në ekran. Ai ka qenë sot i ftuar në emision e Ardit Gjebresë në rubrikën ‘’Kam një mesazh për ty”.
Ai është njohur me historinë e një vajze rome e cila tashmë kishte profesionin e edukatores. Ajo kja treguar historinë e jetës së saj teksa është hedhur nga mjekët në lavaman me idenë se s’do mbijetonte, për shkak të peshës 1 kilogram e 600 gram.
Kjo histori është ndjekur me vëmendje dhe nga kryeministri Rama. Ajo nuk kishte shumë kërkesa donte veç disa lodra për fëmijët romë të kopshtit. Kjo ishte kërkesa e vetme e vajzës edukatore, të mirëarsimuar.
‘’ Unë punoj për dy vitesh në Tiranë në një organizatë që ka rol edukimin dhe integrimin e komunitetit rom, adresoj problemet e tyre dhe i ndjek deri në zgjidhje, prej 1 viti jam edukatore me fëmijët e komunitetit rom, 2-3-4 vjeç. E dua shumë atë punë, ata fëmijë. Gjendja e tyre është shumë e vështirë, vijnë nga kasollet, vijnë e kur më përqafojmë, njëri ka veshur një shapkë, tjetri një atlete, këto ditë ka qenë ftohtë, ata kanë ardhur edhe zhveshur.
Dukeqenë se jemi në fundviti, ata kanë dëshirë shumë për një dhuratë. Veç disa lodra do doja, ku s’kam trokitur”, ky ka qenë apeli i vajzës së re. Që me siguri do të plotësohet.
(E.K/FAXWEB)