Kanë mjaftuar disa denoncime nga ana e qytetarëve të Fierit në platformën e bashkëqeverisjes, që kryeministri i vendit Edi Rama të shkakrkojë drejtorin e hipotekës në këtë qytet.
Rama e bëri të ditur live këtë fakt, pasi dëgjoi shqetësimet e disa qytetarëve, të cilët ishin sorrollatur në këto zyra.
Gjatë takimit me koordinatoret e bashkëqeverisje, kryeministri Edi Rama ka njoftuar shkarkimin e drejtorit të hipotekës së Fierit Petrit Kanani.
“Tani e vërteta është që jo vetëm që ka marrë dokumentin por ka shkarkuar edhe drejtorin e hipotekës së Fierit”, tha Rama për një të moshuar, i cili kishte marrë zgjidhjen e problemit.
“Po e them këtë meqë u dha rasti i një burri 77 vjeç që solli dëshminë se ndryshe nuk do e thoja. Kemi pasur disa raste nga hipoteka e Fierit për çështje të pronësisë në tokën bujqësore. Kur pashë raportin e sotëm kam kërkuar shkarimin dhe hetimin për të gjithë përgjegjësit për këtë lloj zvarritje. Thuaji që jo vetëm që mori zgjidhjen , por edhe drejtori i hipotekës i bën të fala”, tha Rama më tej.
(E.K/FAXWEB.AL)