Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho ka kërkuar në Kuvend që të ndërpritet seanca deri sa Rama të jetë në Kuvend. Sipas tij kryeministri duhet të japë llogari për të gjitha pyetjet që ka sot opozita.
“Ky projekt për shkatërrimin ka 20 vjet që ka nisur që në kohën kur Rama ishte MK, tani që është kryeministër dhe e gënjen mendja që ka edhe gurin edhe arrën në dorë e riparaqiti. Unë ju kërkoj në emër të opozitës që të ndërprisni sencën të sillni Ramën këtu se debati nuk bëhet me bedel, mender kryeministri të jetë këtu”- tha Spaho.
“Thirreni atë burracakun, që nuk firmosi as vendimi po la zëvendësministren, se kishte frikë që do të merrte përgjegjësi ligjore në të ardhmen. Të vijë këtu dhe të japë gjithë shpjegimet e nevojshme”, u shpreh më tej Spaho.
Kujtojmë se Rama shmangu praninë e tij në Kuvend, duke qenë pjesë e një takimi, lidhur me aksionin e Ministrisë së Brendshme të Forcës së Ligjit.
(E.K/FAXWEB.AL)