Kryeministri Edi Rama vijon që të qëndrojë në Jug të vendit, së bashku me familjen e tij. Gjatë ditës së sotme Rama ka publikuar foton e tij dhe të bashkëshortes Linda Rama të cilët kundrojnë nga pas djalin e tyre Zaho, i cili shfaqet duke notuar.
Në këtë mënyrë shohim dhe një foto aspak të zakonshme të Lindës, të cilën e kemi parë gjithnjë me fustane të gjatë dhe veshje serioze. Mesa duket shpeshtësia e madhe me të cilën poston Rama, tashmë nuk e kursen as staturën e saj prej një zonje serioze.
Ndërkohë që kriza politike në vend vijon, kryeministri duket se e ka marrë Gushtin të gjithin për pushime, në mënyrë që shtatori ta gjejë më të freskët.