Ish ministri i Jashtëm, Edmond Panariti ka vendosur që të ndërpresë angazhimin nga LSI pas 16 vitesh që ishte pjesë e kësaj force politike. Në një reagim në Facebook, Panariti thotë se arsyeja e largimit nga LSI është për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme, të cilën nuk e zbuloi.
Panariti shprehu mirënjohje dhe falenderim për miqësinë, vlerësimin dhe mbështetjen për rrugëtimin plot sakrifica dhe sfida.
“Të dashur miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë! Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme .
Me këtë rast më lejoni t’ju falenderoj përzemërsisht për këtë rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje.
Duke ju shprehur mirënjohje dhe falenderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen, ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë”, tha Panariti.
(A.M/Faxweb.al)
Discussion about this post