Intervista e tij në Fax News dhe deklaratat që ka bërë në lidhje me deportimin por edhe marrëdhëniet me shtetin iranian apo MEK-un që është vendosur në zonën e Manzës, kanë bërë që kjo e fundit të reagojë.
Duke e konsideruar si një agjent të regjimit të Iranit, MEK, thotë se Ehsan Bidi iu dorëzua forcave irakene më 19 prill 2012 dhe ka ardhur në Shqipëri nën kujdesin e regjimit iranian dhe me pasaportë iraniane duke shtuar se, që në vitin 2012 ai nuk ka qenë në asnjë vend me MEK.
“Një azilant, sipas ligjit ndërkombëtar, është një njeri jeta e të cilit është në rrezik në vendin e tij të origjinës. Por Bidi është në mëshirë të regjimit iranian dhe ka ardhur në Shqipëri me pasaportën e tij të re të lëshuar nga regjimi iranian”, thuhet në reagimin e MEK e cila i referohet intervistës në Fax News të të ashtuquajturit agjent iranian.
Në deklaratën e mëposhtme ku i përgjigjet dëshmisë së Bidit, MEK ka radhituar një sërë argumentash duke e ilustruar edhe me foto se si qëndron marrëdhënia e tyre me agjentin, njohja, udhëtimet e Bidit në shtetet të ndryshme etj.
Reagimi i plotë: Kush është Ehsan Bidi. Në një intervistë me një agjent të regjimit iranian, Ehsan Bidi, në Fax TV u tha se Ehsan Bidi ka qenë me MEK në Manzë. Bidi iu dorëzua forcave irakene më 19 prill 2012 dhe ka ardhur në Shqipëri nën kujdesin e regjimit iranian dhe me pasaportë iraniane. QË NË prill 2012, ai nuk ka qenë në asnjë vend me MEK, e jo më në Shqipëri.
Një azilant, sipas ligjit ndërkombëtar, është një njeri jeta e të cilit është në rrezik në vendin e tij të origjinës. Por Bidi është në mëshirë të regjimit iranian dhe ka ardhur në Shqipëri me pasaportën e tij të re tëlëshuar nga regjimi iranian.
Cila është e vërteta lidhur me Bidi? Bidi, disa anëtarë të familjes së të cilit ishin ekzekutuar për shkak të mbështetjes së tyre për PMOI, shkoi nëAshraf, Irak, në vitin 2002. Në 2003 dhe 2004, nëna dhe vëllai i tij shkuan në Ashraf nga Irani dhe kaluan disa ditë me të, për ta nxitur të qëndronte nëAshraf.
Por pas sulmeve më28-29 korrik 2009 dhe 8 prill 2011, ai nuk mundi ta toleronte më situatën dhe menjëherë pas zhvendosjes në Kampin Liberty, më 19 prill 2012, iu dorëzua forcave irakene. Atë e transferuan në hotelin Mohajer, i cili kontrollohej nga elementë tëMOIS dhe të forcave terroriste Qods në Irak-Bagdad. Së shpejti, ai u rekrutua nga MOIS.
Në të njëjtën kohë,lajmi për zhvendosjen e Bidi-t në hotelin Mohajer u transmetua me anë të altoparlantëve dhe u shfaq në afishet e vendosura përreth Ashrafit nga elementët e MOIS. Faqja në internet e fondacionit Sahar, një entitet i MOIS i krijuar në atë kohë në Irak, raportonte veprimtaritë e Ehsan Bidi-t në Irak kundër MEK. Iran-Interlink, një tjetër faqe e MOIS, pasqyronte të njëjtat informacione. http://ëëë.iran-interlink.org/fa/?mod=vieë&id=12533
Bidi (në mes) në Hotelin Mohajer në Irak së bashku me prindërit e tij. Ghorbanli Hossein-Nejad, një tjetër agjent i njohur i MOIS,është i ulur në të djathtë
Fondacioni Sahar, degë e inteligjencës së mullahëve, raportoi gjithashtu më19 maj 2012: “Një numër familjarësh të ardhur rishtazi, të cilët donin të shkonin nëQytezën e Lirisë [e krijuar nga elementë tëMOIS] pranë bazës Ashraf të sektit, u takuan me disa persona që janë larguar së fundmi nga sekti i Rajavi-t, në një hotel pranë Bagdadit. ZotërinjtëEhsan Bidi dheGhorbanali Hossein-nejad, si dhe disa të tjerë që nuk dëshironin t’u publikoheshin emrat dhe fotot, u ulën dhe biseduan me familjarët…”
Bidi (lart) dhe Ghorbanali Hossein-nejad(poshtë) duke folur me agjentë tëMOIS të sjellë në Hotelin Mohajer nga Irani. Aty nga vjeshta e vitit 2012, Bidi shkoi në Egjipt me një pasaportë të falsifikuar. Por zyrtarët egjiptianë patën dyshime dhe e arrestuan atë.
Ndërkohë që ishte në burg në Egjipt, ai mbante kontakte me përfaqësinë e regjimit në atë vend, dhe Haj Nasser, kryetari i MOIS në ambasadën e regjimit në Bagdad, i dërgonte para përmes përfaqësisë së regjimit në Egjipt.Më pas, inteligjenca e mullahëve u përpoq t’i përdorte elementët e saj për ta dërguar Bidi-n në Austri, Finlandëapo Danimarkë, por pavarësisht marrëveshjeve fillestare, organet përkatëse në këto vende refuzuan ta pranonin këtë element të ekspozuar, kështu që atë e rikthyen në Irak.Këtë herë në Irak, MOIS-i iranian i dha pasaportë në Bagdad.
Në mënyrë që ta transferonte Bidi-n në Europë, inteligjenca iraniane MOIS i dha atij një pasaportë iraniane në Irak, të lëshuar më1 janar 2013 dhe të vlefshme deri më 28 janar 2018. Bidi e përdori këtë pasaportë për të ardhur në Shqipëri.
Për njëfarë kohe nuk pati lajme për të në Bagdad, por më vonë ai shkoi në Turqi dhe më pas nga Turqia në Rumani, e pastaj në Shqipëri, me një pasaportë që i ishte dhënë nga MOIS.
Ehsan Bidi në Rumani me makinat e tij, duke pozuar për foto
Më 6 mars 2014, faqet e MOIS Iran Interlink dhe FaryadAzadi publikuan një letër të firmosur nga një numër agjentësh të MOIS drejtuar Kryeministrit të atëhershëm të Irakut, Nuri al Maliki, i cili sapo kishte sulmuar Kampin Ashraf në Irak duke vrarë shumë banorë në gjakftohtësi. Në këtë letër, ata e falenderonin thellësisht dhe i shprehnin mirënjohjen atij. Ehsan Bidi, ndërkohë që ishte në Shqipëri, ishte një nga nënshkruesit e kësaj letre.
Edhe e përditshmja zyrtare Assabah ka publikuar letrën që falenderonte kryeministrin e atëhershëm Al Maliki, më17 mars 2017. Në Shqipëri, Bidi u ngrit në detyrë si drejtues i një numri agjentësh të MOIS.Kontakti i tij kryesor për Europën janëMassoud dhe Ann Khodabandeh në Mbretërinë e Bashkuar.
Ann Khodabandeh (Singleton) është takuar me Bidi-n në Shqipëri disa herë gjatë 2017-ës. Ajo është e ekspozuar nga anëtarët e Dhomës së Komunave (në Parlamentin Britanik) dhe nga raportet e Bibliotekës së Kongresit Amerikan si agjente e MOIS.
http://thehill.com/blogs/pundits-blog/international/319141-americans-must-be-ëary-of-irans-influence-over-us-media Anne Khodabandeh (Singleton ) takohet me Ehsan Bidinë Tiranë, në restorantin Sofra Turke më28 nëntor 2017
(F.GJ/FAXWEB.AL)