Duke përfituar nga situata, kishte siguruar leje për të dalë nga Shqipëria dhe futur në shtetin fqinj, por dyshimet që ka krijuar, kanë bërë që ndaj tij të ushtrohej një kontroll.
Pamjet e mëposhtme të siguruara nga Fax News, i përkasin një operacioni rastësor të policisë pranë Doganës së Kakavijës, ku një shtetas, ende i paidentifikuar, po tentonte të kalonte me mjetin e tij, një sasi prej rreth 15 kanabis drejt Greqisë.
Drejtuesi i mjetit sipas gazetares së Fax News, është një i ri nga Lunxheria e Gjirokastrës, ndërsa ngjarja është regjistruar në fshatin Zervat.
(F.GJ/FAXWEB.AL)