Kryetari i Partisë Levizja e Legalitetit, Ekrem Spahia ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Aktualitet të moderatorit Bejdo Malo në Fax News, ndërsa në qendër të diskutimit ka qenë situate në Kosovë pas aktakuzës ndaj Presidentit Hashim Thaçit.
Spahia tha se janë bërë 108 vrasje politike në Kosovë, ndërsa thotë se Xhavit Haliti është në dijeni të tyre, ndërsa theksoi rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në momentet decisive për kombin shqiptar.
“Mendoni ju se Xhavit Haliti nuk është në dijeni të këtyre vrasjeve politike? Janë 108 veta me emër mbiemër e vende ku janë vrarë, do rrihet gjithmonë kështu? Kosova ka 12 vjet shtet, do ta kalojë këtë proces, e shpallëm pavarësinë në 1012, në 1913 e ndau Konferenca e Ambasadorëve të Londrës. Pra atë që e ndërtuam një vit më parë e zhbëmë një vit më pas në Londër. Unë kam besim absolut tek Amerika. Të mos ishte Amerika do të ishte çliruar Kosova?
Ne si komb jemi falë Amerikës se do ishim shpërbërë që pas Luftës së Dytë Botërore. Atë që bëri Klintoni dhe atë që bëri Bushi në Tiranë, janë njëri demokrat e tjetri republikan. Ky takim që u anulua, nuk do të bëhet ndarja e Kosovës se nuk do të shkojë ideuesi i ndarjes”, tha Spahia.
(F.GJ/FAXWEB/AL)