03:06 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Jaho Mulosmani në shënjestër, snajperi në pallatet 20 metra afër ajërimit të burgut

12:18 | 09/12/2016
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Veç e Shuplakës
0
EKSKLUZIVE/ Jaho Mulosmani në shënjestër, snajperi në pallatet 20 metra afër ajërimit të burgut

Informacione të sigurta për plan ekzekutimi ndaj Jaho Mulosmanit në Burgun e Burrelit.

Burime të sigurta tregojnë për ”Shuplaka”-n se 20 ditë më parë autoritetet e burgut të sigurisë së lartë të Burrelit dhe Komisariatit Mat kanë marrë informacion në rrugë operative për një tentativë ekzekutimi që ishte duke u përgatitur për Mulosmanin me dënim të përjetshëm.

Pas informacioneve të marra, autoritetet e burgut nuk kanë lejuar që Mulosmani të dalë në ajërim. Informacionet e marra kanë patur të bëjnë me një snajper që do qëndronte në gatishmëri për ekzekutimin e të dënuarit gjatë ajërimit të tij.

Snajperi ishte programuar të qëndronte në pallatet në distancën 20-30 metër në vijë ajërore larg ambjentit të ajërimit.

Por pas këtij informacioni autoritetet nuk kanë qëndruar duarkryq, duke marrë menjëherë masa. Përveç moslejimit të Mulosmanit nga autoritetet e burgut në ambjentin e ajërimit, efektivët e policisë kanë monitoruar intensivisht pallatet për persona të dyshimtë.

Mësohet që pas shmangies së planit të ekzekutimit të dyshuar, autoritetet kanë porositur Mulosmanin që në ditët pasardhëse të përdorë qëndrimin pranë cepave të murit të ajërimit për të shmangur qenien objekt në ambjentin e hapur.

Nuk ka informacione të sakta se kush ka dashur ta ekzekutojë Mulosmanin apo nëse do të transferohet nga burgu i sigurisë së lartë të Burrelit. Mulosmani është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Azem Hajdarit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagon për ”Shuplaka”-n lidhur me ngjarjen, duke thënë se nuk kanë asnjë informacion zyrtar për një plan të tillë.

”Zyrtarisht pranë Drejtorisë së Përgjithshme nuk ka mbërritur asnjë informacion i tillë, as nga drejtoria e burgut Burrel, as nga policia, as nga SHKB-ja. Në këto kushte rregjimi i të dënuarit vazhdon në kushte normale. Për ne ky informacion nuk është i vërtetë për sa kohë nuk kemi asnjë njoftim”, deklaron Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Procedura standarde e marrjes së masave për të dënuarin ka të bëjë me verifikimin e saktësisë së informacionit nga autoritetet dhe më pas mbledhjen e grupit të punës për vlerësimin e rrezikut dhe marrjes së masave. SHKB-ja, Shërbimi Informativ dhe Drejtoria e Burgjeve mblidhen për të transferuar apo jo Mulosmanin, vetëm në rast se informacioni qëndron.

Nuk ka informacione të sakta se kush ka dashur ta ekzekutojë Mulosmanin apo nëse do të transferohet nga burgu i sigurisë së lartë të Burrelit. Mulosmani është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Azem Hajdarit./ (SHUPLAKA)

Etiketa: burgekzekutimjaho mulosmanisnajper
Pas

Vëllai dhe burri e bëjnë për spital, policia me urgjencë në vendngjarje

Para

Rama dhe kryeministrja polake konferencë për mediat, Shyzdlo: Mbështetje për Integrimin

Para
Rama dhe kryeministrja polake konferencë për mediat, Shyzdlo: Mbështetje për Integrimin

Rama dhe kryeministrja polake konferencë për mediat, Shyzdlo: Mbështetje për Integrimin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.