Një ditë pas operacionit ku u kapën 137 kilogramë kokainë në portin e Durrësit, burime për Fax News dhe Faxweb.al bëjnë me dije se operacioni I monitoruar dhe drejtuar nga DEA ka konstatuar nisjen e ngarkesës nga Ekuadori drejt Shqipërisë.
Të gjithë pjesamarrësit në këtë operacion, sipas të njëjtave burime, janë persona të pajisur me çertifikatë sigurie të nivelit të lartë, çfarë nënkupton se informacionet rreth këtij operacioni kanë qenë tepër sekrete.
Kjo është edhe arsyeja pse procedurat në dogana u kryen shumë shpejt ndërkohë që tre personat që do të të merrnin drogën janë pritësit nga ana tjetër, porositësit do të dalin nga hetimet që tashmë kanë nisur, për të cilët burime tregojnë për Fax News dhe Faxweb.al se dyshohet që dihet kush janë. Këta të fundit dyshohet se janë persona “High class” thënë shqip,”të nivelit të lartë”.
Nga ana tjetër nga burimet mësojmë se në Porton e Durrësit do të ketë kontrolle rigoroze të të gjithë kontenierëve me fruta ekzotike që pritet të mërrijnë.
Bëhet fjalë për rreth 700 të tillë 300 nga të cilët me banana ndërkohë që kanë destinacion dia vende të rajonit por që bëjnë tranzit përmes Portit të Durrësit.
Faxweb.al raportoi gjatë ditës së sotme, se prokuroria ka nisur hetimet dhe për zyrtarët e Portit.
Mësohet se janë sekuestruar të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë në mënuyrë që të verfikohet çdo hyrje dhe dalje e dyshimtë në port.
Prokuroria ka dyshime se zyrtarë në portin e Durrësit kanë bërë të mundur futjen e personave të paautorizuar në ambientet e brendshme, edhe në zonën ku mbaheshin kontenierët ku u zbulua kokainë.
Gjatë operacionit ku u sekuestrua sasia e konsiderueshme e kokainës, ranë në prangat e policisë dy persona Ardian Bega, nga Skrapari,me detyrë punonjës sigurie në portin e Durrësit dhe Altin Myslihaka, mbledhës kanaçe dhe skrapi në port.
Po ashtu u shpall në kërkim dhe biznesmeni Gentian Malindi, që sipas policisë ishte pritësi i kokainës, po nuk u arrit që të vihej në pranga.
Ndërkohë ajo që mbetet në pikëpyetje është se kush fshihej pas Malindit, dhe pse Policia nuk ka shtrirë hetimet në persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje.
(Fax News & Faxweb.al)