Ermira Arapi nuk ishte shtatzënë, kështu konfirmoi sot ekpertiza ligjore. Gruaja nga Fieri e vrarë dy ditë më parë nga Drini Derveni i është nënshtruar pas krimin ekspertizës mjeko-ligjore dhe nga analizat e bëra ka rezultuar se ndryshe nga sa u raportua më herët, ajo nuk mbante fëmijë në bark, shkruan një portal online.
Ekspertët hetimorë thanë pas ngjarjes se nga shenjat që kishin vërejtur në trupin e Ermirës kishin krijuar dyshime se mund të ishte shtatzënë por përgjigja e ekspertizës ka konfirmuar të kundërtën. (J.V/Shuplaka)