Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar figurën e Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit me rastin e 20 vjetorit të rënies së tyre si dhe rivarrimit të tyre në Kosovë.
Presidenti i vendit pati fjalë të mëdha për kontributin e dhënë të Krasniqit dhe Jakupit. Por gjatë fjalimit të tij në në akademinë përkujtimore dikush ia ndërpreu dedikimet.
Kjo pasi njëri nga pjesëmarrësit në këtë akademi përkujtimore, siç dëgjohet në videon e publikuar nga Klan Kosova pyet Thaçin se kush e ka vrarë Ahmet Krasniqin.
Ahmet Krasniqi u vra në vitin 1998 në Tiranë ku dhe ishte varrosur. Për vrasjen e tij ish-kryeministri Berisha kishte akuzuar ish-shefin e shërbimit informativ të asaj kohe fatos Klosin. Vrasja e tij ende është e pazbardhur.
Ahmet Jrasniqi ishte Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës – FARK.