Rreth 10 ditë më parë, ndërroi jetë edhe biznesmeni Erven Hyseni pas atentatit në Vlorë që i mori jetën edhe drejtorit të OSHEE-së në këtë qytet, Roland Saliu.
Bashkëshortja e viktimës Hyseni, i cili ndodhej në lokal duke pirë kafe kur u qëllua me armë, ka ndarë fjalë prekëse për bashkëshortin që nuk jeton më.
Elisabeta Koromani, bashkëshortja e biznesmenit të “Vlora Channel”, shkroi së fundmi disa rreshta ku tregon se kjo humbje nuk do ta thyejë, por do të vazhdojë të luftojë për vajzën e saj. Pavarësisht se sipas saj, bashkëshorti “ia bëri me hile”, ajo shprehet ndihet femra më krenare në botë.
Me fjalë të ndjera premton se do të jetë një nëna e vajzës së mrekullueshme që Zoti i dhuroi asaj dhe bashkëshortit të saj.
“Më shohin e mendojnë së jam e thyeshme prej kristali si rrëzëllima e shamisë që kam të lëshuar mbi supe… unë jam aq e fortë, e kam zemrën të shtrënguar me një engjëll, mua ma mbron shpirtin qielli. Ti ma bërë me hile, por unë të kam falur…Me ikjen tënde, unë do bëhem me e forte, do t’u tregoj të tjerëve se ti mungon vetëm fizikisht, se unë jam femra më krenare që kam pasur një bashkëshort si ty, që jam nëna e fëmijës tënd.
Nuk më ke lënë vetëm vlerat e tua… më drejtove diku ashtu si di të bësh vetëm ti …. E di si them shpesh?! Mua Zoti më ka dashur shumë, po po, më ka dhënë pesha të rënda në jetë sepse ai e di që unë jam e fortë dhe do t’i mbaj, e në rrugë do mësoj të kthej dhimbjen në forcë, e lotët të m’i vjedhin vetëm prej gëzimit!
Ti je gjithë vendimet që marr në jetë! Ti je gjithë suksesi im, je rrahja e shpeshtë e zemrës time…
Unë vërtetë nuk do jem më një grua në jetë po do jem nëna e vajzës të mrekullueshme që Zoti na dhuroi. Drejtësia jote do shkoj në vend dhe një dite njerëzit do tregojnë historinë tone: Ishte njëherë ne Vlore Eli&Veni!”, shprehet bashkëshortja e Erven Hysenit.
(XH.A/SHUPLAKA)