Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë pasi një 37-vjeçar shqiptar ka ngelur i vdekur. 37 vjeçari është ekzekutuar në orët e para të ditës së sotme në Athinë. Ngjarja ka ndodhur orën 04.40 me orën lokale jashtë një bari në rrugën Agelo Metaksa 48.
Dy persona të maskuar, që dyshohet se janë shqiptarë kanë ardhur në këmbë para lokalit dhe kanë qëlluar mbi një 37-vjeçar shqiptar. Plumbat e kanë kapur në kraharor e duke i shkaktuar vdekjen.
Policia ka gjetur në vendngjarje 3 gëzhoja. Nga breshëria e plumbave kanë nfelur të plagosur edhe dy klientë grek që ndodheshin aty. (J.V/Shuplaka)