09:54 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ekzekutoi dy vëllezërit në vitin 2012, i shumëkërkuari Eduart Kurti në pranga

Kurti ka nxjerrë nga brezi një pistoletë “Miniblow”, me të cilën fillimisht ka qëlluar një herë në kokë Iglentin dhe më pas Sokolin

15:31 | 15/09/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ekzekutoi dy vëllezërit në vitin 2012, i shumëkërkuari Eduart Kurti në pranga

Eduart Kurti dhe dy vëllezërit e ekzekutuar prej tij.

Eduart Kurti është arrestuar nga blutë ditën e sotme në Tiranë.

I dënuar me burgim të përjetshëm, Kurti ka rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “End”.

Ngjarja për të cilën ai është shpallur fajtor nga Gjykata, ka ndodhur në dhjetor të vitit 2012 në rrugën “Irfan Tomini”, ku ai ka ekzekutuar me plumb në kokë dy vëllezërit Iglent e Sokol Haxhialiu, brenda makinës së tyre. Menjëherë pas vrasjes, ai është larguar duke u ndihmuar nga një person tjetër.

Në media është përfolur që ngjarja ka ndodhur për një borxh prej 50 milionë lekësh.

“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shumëkërkuar nga Policia e Tiranës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “End”.

Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e Ish-Fushës së Aviacionit, ditën e sotme, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi Eduart Kurti, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasja me dashje, në rrethana të tjera cilësuese, pasi në vitin 2012, në Tiranë, 48-vjeçari, ka vrarë me armë zjarri dy vëllezërit, shtetasit I. H., 44 vjeç, dhe S. H., 41 vjeç.“-njofton policia.

Dy vëllezërit, Iglent dhe Sokol Haxhialiu ishin nisur drejt Beratit atë mbrëmje, kur Kurti u ka prerë rrugën dhe ka hipur bashke me ta. Makina tip “Mazda”, me targë TR 9205 S, drejtohej nga vëllai i vogël, Sokoli. Ndërsa vëllai i madh, Iglenti, i liroi sediljen e parë Eduart Kurtit, duke kaluar vetë në pjesën e pasme të makinës.

Sipas Policisë, përgjatë gjithë rrugës, nga zona e ish-Bllokut, kur në makinë ka hipur Kurti e deri në afërsi të rrugës “Irfan Tomini”, tek ish-stacioni i fundit i Tiranës së Re ku ndodhi ngjarja, vëllezërit kanë debatuar me Kurtin në lidhje me borxhin që i detyroheshin.

Në debat e sipër, Kurti ka nxjerrë nga brezi një pistoletë “Miniblow”, me të cilën fillimisht ka qëlluar një herë në kokë Iglentin, që ndodhej në sediljen e pasme. Më pas ka qëlluar dy herë të tjera, në kokë dhe në qafë, Sokolin që ishte duke drejtuar makinën.

Pasi ka kryer ekzekutimin, Kurti është larguar nga vendngjarja i ndihmuar prej një personi tjetër.

Sokol Haxhialiu është transportuar në Spitalin Ushtarak, ku ka kaluar në vdekje klinike dhe më pas kë ndërruar jetë.

(Xh.H/FaxWeb.al)

Etiketa: 2012Eduart KurtiIglent HaxhialiuSokol Haxhialiu
Pas

Pistoletë dhe fishekë në banesë, blutë arrestojnë 18-vjeçarin në Sarandë (EMRI)

Para

Greqi/ “Tani mbarova me ty”, fjalët e 68-vjeçarit gjakftohtë pasi vrau me pushkë shqiptarin (PAMJE)

Para
Greqi/ “Tani mbarova me ty”, fjalët e 68-vjeçarit gjakftohtë pasi vrau me pushkë shqiptarin (PAMJE)

Greqi/ “Tani mbarova me ty”, fjalët e 68-vjeçarit gjakftohtë pasi vrau me pushkë shqiptarin (PAMJE)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Duhet dënuar me forcë sulmi”/ Kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, zbardhet letra që Irani i dërgoi OKB-së

Zjarr i madh në vendgrumbullim të paligjshëm mbeturinash në Lezhë/ Tymi pengon qarkullimin në aksin Milot–Shëngjin

Zyrtar i NATO-s: tensionet pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit mund të prekin misionin në Irak

Irani dënon sulmet ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore: “Shkelje e Rëndë e Ligjit Ndërkombëtar”

Sulme ajrore në Izrael: Haifa ndër zonat më të goditura nga raketat Iraniane

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.