PAK ka ushtruar kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan gjatë një operacioni blic. Gjithashtu mësohet se gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar kontrolle edhe në banesa të personave të lidhur me krimin.
Ndërkohë dy ish-gjyqtarë janë arrestuar gjatë operacionit blic në qytetin e Elbasanit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Bëhet fjalë për ish-magjistraten Pajtime Fetahu ndaj të cilës ishte caktuar më parë masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga SPAK për lidhje me bandat.
Gjithashtu është arrestuar edhe Zihni Shahu, ish-kreu i Gykatës së Elbasanit.