Një automjet është rrëzuar në fshatin Godolesh të Elbasanit. Në mjet ndodheshin burrë e grua, ku janë dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i aksidentit mendohet të jetë pakujdesia e drejtuesit të mjetit dhe shpejtësia jashtë normës së lejuar.
Automjeti ka qënë duke zbritur nga Fshati Godolesh dhe gjatë një manovre të gabuar në kthesë ka përfundur poshtë kodrës.