Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë i pranishëm në prezantimin e kandidaturës së Luçiano Boçit në Elbasan, ndërsa ka treguar synimin e tij për këtë qark, duke thënë se rezultati për zgjedhjet do jetë 7-9.
Nga Elbasani, Meta tha se është krim që të lihen qytetarët bashkive të këtij qarku në dorë të Rilindjes.
Ilir Meta: I dashur kryebashkiak i Elbasanit, Luçiano Boçi. Zgjedhjet në Elbasan kanë përfunduar që ditën kur Boçi la mandatin e deputetit për t’ju kthyer identitetin qytetarëve. Qyteti u nëpërkëmb nga sekti i Rilindjes. Ti nuk je vetëm përfaqësues i koalicionit tonë, por përfaqësues i opozitës qytetare elbasanas. Faleminderit që ke ndezur flakën e fitores në të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit. Elbasani duhet të dalë 7-0. Është krim të lëmë popullin e Gramshit në dorë të atyre që zihen me grushte. Është krim të lëmë Elbasanin në duart ë atyre që zihen për tendera. Elbasani duhet ti përkas të rinjëve, fitore për Luçiano Boçin, fitore për te rinjtë e Elbasanit.