Lejimi i mjeteve për të lëvizuar një orë ka bërë qe qytetarët të nxitojnë për të mbyllur punët e tyre. Aktualisht qyteti i Elbasanit është i qetë me pak lëvizje në orët e para të mëngjesit.
Ndryshe nga ditët e tjera në terren për të sensibilizuar qytetarët kanë dalë edhe forcat e ushtrisë dhe policisë. Ata kanë ndaluar dhe këshilluar qytetarët të mos dalin jashtë banesave pa arsye, sidomos ata të moshës mbi 50 vjeç.
Edhe sot tregjet në Elbasan janë të mbyllura. Qytetarët i janë drejtuar supermarketeve dhe dyqaneve të lagjeve për të plotësuar nevojat për ushqim.
Ndërkohë në pikat kryesore të qytetit shtetrrethimi është i pranishëm për mos lejimin e mjeteve pa autorizim.
(F.GJ/FAXWEB.AL)