Elbasani bëhet gati të mirëpresë nesër për herë të parë Maratonën Skampa Elbasan. Bëhet fjalë për një maratonë ndërkombëtare ku marrin pjesë sportistë nga e gjithë bota, e cila do të jetë njëkohësisht gjithëpërfshirëse. Nën/kryetari i Bashkisë Elbasan, Artur Guni, flet më konkretisht rreth këtij eventi në qytetin e Elbasanit, duke dhënë edhe detaje më të hollësishme.
“Është maratonë ndërkombëtare, ku janë sportistë nga e gjithë bota që marrin pjesë. Përvec sportisëve, sportistët e Elbasanit dhe me qytetarë dhe studentë e nxënës do jenë pjesëmarrës në këtë marataonë. Do të jetë një maratonë gjithpërfshirë, besoj do të jetë një ditë e bukur për qytetin e Elbasanit. Iu bej thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht. Do të jetë një ditë pa makina. Nuk është vetëm një maratonë por sjell shumë benefite të tjera”– ka thënë ai.
Data 8 tetor mund të cilësohet edhe një ditë pa makina, ku bëhet thirrje që të gjithë t’i lënë automjetet në shtëpi dhe të shijojnë këtë maratonë.
Një maratonë e këtyre përmasave bëhet për herë të parë në Elbasan, por synimi i bashkisë së Elbasanit është që ta kthejë në traditë, pasi ka një ndikim edhe në turizëm.
Kjo maratonë organizohet nga Bashkia e Elbasanit, Shoqata e Alpninizmit AST dhe Maraton Albania dhe deri më tani janë konfirmuar më shumë se 1 mijë atletë pjesëmarrës.