Aktorja Elia Zaharia Zogu e shfaq vazhdimisht respektin dhe dashurinë e saj për të ëmën, aktoren e mirënjohur Yllka Mujo.
I tillë është edhe rasti më i fundit, ku Elia Zaharia Zogu ka ndarë me ndjekësit një fotografi të së ëmës, që mesa kuptohet është në kopshtin e shtëpisë ku jeton Elia Zaharia Zogu dhe bashkëshorti i saj Princ Leka.
E veshur me një fustan ngjyrë rozë, ajo duket se përcjell freski në këto ditë të nxehta vere, ndaj dhe citimi i së bijës mund të thuhet se është mjaft i gjetur.
“Më paska mbirë një lule në bahçe. Lulja ime”, shkruan ajo përbri fotografisë të së ëmës.
(XH.A/SHUPLAKA)