Duket se Partia Socialiste ka ‘ndezur’ tashmë motorët për fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare, për të fituar mandatin e tretë.
Sot përfaqësuesit e PS-së kanë qenë të pranishëm në njësinë nr.13, kanë organizuar strukturat në këtë zonë. Ajo që është vënë re në radhët e socialistëve midis Elisa Spiropalit dhe Pandeli Majkos dhe është edhe aktori i humorit Gaz Paja.
Nuk dihet ende çfarë roli ka aktori i “Portokalli”, megjithëse tashmë ai njihet për mbështetjen dhe angazhimin e tij majtas.
“Me Pandin, Ervinin dhe strukturat organizative të Njësisë 13, finalizuam konstituimin e Këshillit Socialist të kësaj njësie.
Urime Danielit në detyrën e kryetarit, energjia e të cilit do të përvijojë me realizimin e punëve të mira.
Procesi dinamik i riorganizimit në #PSTIRANË thelb të punës së kaqkohshme ka patur, ka dhe vetëm do të ketë komunikimin, vullnetin, vëmendjen e shtuar ndaj qytetarëve me qasjen progresiste: të shërbejmë, që të drejtojmë!”- shkruan Spiropali.