Eljo Hyska, aktualisht kreu i FRESHI-t do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e 18 qershorit. Edhe vetë Hyska nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar se në FRESH ka qenë eksperienca më e mirë. Eljo Hyska është kandidati i 20 në listën për deputetë në Qarkun e Tiranës.
POSTIMI:
FALEMINDERIT FRESSH!
Sfida që fillojmë sot e ka burimin te rrënjët e përpjekjes sonë. Te fillesa.
Kujtoj momentin kur nisëm, bashkë, rrugëtimin në FRESSH. Ka qënë dhe është eksperienca më e mirë në botë. Asnjëherë nuk kam njohur aq miq sa tek FRESSH. Asnjëherë nuk kam kuptuar marrëdhëniet njerëzore sikundër brenda Forumit më të madh të të rinjve shqiptarë.
Gjatë përpjekjes sonë për një Shqipëri më të mirë kemi promovuar punësimin dinjitoz, ekologjinë, solidaritetin, kulturën etj. Jam tmerrësisht I bindur që këto teza do t’I zhvillojmë dhe transformojmë në periudhën e bukur që na pret mëpas.
Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë para, gjatë dhe pas kësaj periudhe të bukur dhe të mirë. Unë jam rritur bashkë me ju, bashkë me të majtën, bashkë me solidaritetin. Jemi pjesë e së njëjtës. Jemi pjesë e ndryshimit.
Nëpërmjet mirësisë dhe solidaritetit do ta ndryshojmë Shqipërinë. Sot është momenti. Ju falenderoj pafund për mbështetjen që më keni dhënë, dhe ju premtoj që ky është vetëm fillimi i një platforme dinjitoze social-demokrate rinore.
Sëbashku do të bëjmë ndryshimin për Shqipërinë që duam.
(J.V/Shuplaka)