Menjëherë pas propozimit për martesë, mediat kosovare dhanë lajmin se moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko do të bëhen së shpejti prindër, pasi moderatorja është shtatzënë. Madje sipas tyre, dasma do të organizohet brenda disa javësh.
Ndërkohë Elita lidhur me këtë lajm ka folur për herë të parë me një postim në Instagram ku shkruan: “Gjithçka që dëgjoj është bla bla bla”, si për të treguar se nuk i kushton rëndësi lajmeve për të, por nga ana tjetër duke mos e mohuar shtatzëninë.
(M.Q/Faxweb)