14:29 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Emisioni për mbulimin e Skënderbeut, kërcënohet gazetarja Rudina Xhunga

14:17 | 06/09/2017
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Emisioni për mbulimin e Skënderbeut, kërcënohet gazetarja Rudina Xhunga

Gazetarja e njohur Rudina Xhunga ka treguar se është kërcënuar  për shkak të emisionit të saj  në lidhje me temën për ditën Bajramit, për çështjen e Skenderbeut të mbuluar apo jo në shesh gjatë faljes së besimtareve muslimane.

Ajo ka publikuar një reagim në “dritare.net”, ku ben me dije se do të padise shtetasin Skënder Ndosha, i cili jeton në Greqi.

REAGIMI I XHUNGËS:

Pas emisionit për Skënderbeun, pata shumë mesazhe, shumica të pakënaqurish.

Të pakënaqur që kisha ftuar Imamin Armand Ali, të pakënaqur që dy profesorë, si Pëllumb Xhufi dhe Moikom Zeqo, flisnin përballë këtij imami, të pakënaqur që “i rrija me kurriz”  përfaqësuesit të Komunitetit Mysliman Shqiptar, duke “shprehur hapur anshmërinë”, të pakënaqur që hoqa nga skenografia e studios sime Skënderbeun, të pakënaqur që kisha veshur fustan të kuq.

Secili ka të drejtë të jetë i pakënaqur dhe ta shprehë këtë, por e drejta e tij mbaron, kur shprehja e pakënaqësisë cenon, lëndon, dëmton, prek dhe vret tjetrin.

Sikundër mbaroi e drejta e një personazhi që zgjodha mes disave, të cilët më kërcënonin dhe masakronin në mesazhe.

Ky quhet Skënder. Jo SkënderBeu, por Skënder Ndosha.

Është nga Fushë-Arrëza, jeton në Greqi, ku është i vetëpunësuar.

Më akuzon që po shes gjakun e të parëve të tij, që unë nuk ia njoh dhe pastaj i kthehet të parëve të mi, të vdekurve të mi, të gjallëve të mi dhe më sqaron gjerë e shtruar, fantazinë e tij për ç’do u bëjë atyre.

Skënder Ndosha, nga Fushë-Arrëza, që jeton në Greqi dhe është i vetëpunësuar, mund të jetë një prej 1000 mesazheve që erdhën. Nuk është e vërtetë që unë nuk i lexoj, nuk është e vërtetë që nuk më lëndojnë, nuk është e vërtetë që nuk më ndikojnë.

Dhe nuk është e vërtetë që ky është çmimi i të qenit publik  dhe mund ta lë veten të ma shenjojnë ditën, këta si ky.

Ndaj të them Skënder Ndosha, që do të të padis, por jo në Fushë-Arrëz. Në Greqi, aty ku je i vetëpunësuar dhe jeton në FB tënde.

Nuk do të të mbyll faqe FB. Mbaje ta kesh.

Unë kam kontribuar që ti të jetosh më mirë aty ky je, me gjithë emisionet e mia për shqiptarët e Greqisë.

Tani meqë i je vënë të gjallëve dhe të vdekurve të mi, unë vij e të gjej dhe të kërkoj deri në fund, ligjërisht. Dhe dua të jap një tjetër kontribut, për t’u treguar vendin, atyre si ty.

Atyre si ty që guxojnë të hyjnë në varret e të dashurve dhe dhomat e fëmijëve me fjalët e tyre të ndyra, atyre si ty, që po i lamë, do vijnë edhe me armët e tyre.

Dhuna nuk mbaron, kur të mbaroj unë, sepse unë vdes përditë, kur e lë dhunën të më pështyjë. Dhuna në fillim pështyn, pastaj vret.

Ndaj Skënder Ndosha nga Fushë-Arrëza dhe shokët e tij, duhet ta mendojnë mirë, kur guxojnë dhe lëshojnë të pëgërat e tyre në publik. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: kercenimrudina xhunga
Pas

Eneda Tarifa rikthehet në Top Channel, por jo te Portokallia

Para

Ngjela kërkon arrestimin e myftiut Gurra: Krimet që ka kryer

Para
Ngjela kërkon arrestimin e myftiut Gurra: Krimet që ka kryer

Ngjela kërkon arrestimin e myftiut Gurra: Krimet që ka kryer

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në Theth, plagoset një 63-vjeçar pas rrëzimit me motomjet

Rama ultimatum bizneseve në Lungomare: 48 orë për të liruar hapësirat publike

Zjarret vdekjeprurëse në Turqi: Humb jetën zjarrfikësi Ragip Sahin, dëme të mëdha materiale

Ndoti ujërat e kanalit kullues të fshatit Allprenaj, procedohet penalisht pronari i fabrikës së përpunimit të peshkut.

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, arrestohet një drejtues automjeti, disa procedime të tjera në vijim

Tiranë/ Arrestime dhe procedime penale për një sërë veprash penale

Goditja ndaj opozitës në Turqi: Arrestohen tre kryetarë të tjerë bashkie nga CHP

Kryeministri Edi Rama u bën thirrje bizneseve për lirim të hapësirave publike

Gjirokastër/Finalizohen brenda 24 orëve dy operacione policore, në fushën e kalimit të paligjshëm të kufirit

“Fisnike dhe model për mua”, Zegjine Çaushi falënderon Maldrita Bardhon për hapin e guximshëm, por nuk harron dhe Gazmend Bardhin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.