09:02 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ngjela kërkon arrestimin e myftiut Gurra: Krimet që ka kryer

14:24 | 06/09/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjela kërkon arrestimin e myftiut Gurra: Krimet që ka kryer

Prej disa ditësh në rrjetet sociale por edhe në media është hapur debati në lidhje me mbulimin e monumentit të Skënderbeut.

Më i fundit që i është bashkuar zërave, ka qenë avokati Spartak Ngjela. Në një status të fundit në rrjetet sociale ai bën thirrje për arrestimin e myftiut Ylli Gurra. 

E nis me një pyetje:A kanë forcë shqiptarët të arrestojnë dhe të dënojnë myftiun Ylli Gurra?, dhe më pas rendit disa krime që sipas Ngjelës Myftiu Gurra ka konsumuar. 

SHKRIMI I NGJELËS: 

A kanë forcë shqiptarët të arrestojnë dhe të dënojnë myftiun Ylli Gurra?

Ky është një barbar osman tipik si myftiu Musa Qazimi i Esad Toptanit.

Një osman barbar na quan turq ne shqiptarëve që jemi populli më i vjetër i Europës, pasardhës të Aleksandrit të Maqedonisë; Pirros së Epirit, Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalit, Fan Nolit Gjergj Fishtës dhe të shënjtores së madhe Nënë Tereza?

Si qënkemi turq mor, palaço ne që kemi shpëtuar Perëndimin nga barbaria osmane!
Kjo është vlera më e madhe e shqiptarëve.

Si ka mundësi që të lejohet një injorant agresiv që mbron tezën e Beogradit agresiv dhe Athinës agresive, pushtuese territoresh shqiptare, se shqiptarët janë turq?

Ne kemi gjuhën më të vjetër në Europë, dhe kemi vrarë aq pushtues turq në 500 vjet, sa sot do të ishte dyfish popullsia e Turqisë.

Nëse kjo prokurori e dominuar nga hordhitë otomane Berishë- Beograd, nuk respekton Kodin Penal për fyerje të tharmit shqiptar nga një barbar, kjo do të përbëjë krim që do ta ndjekë vetë prokurorinë e sotme kompetente shqiptare, menjëherë sa të formohet SPAK.

Ja krimet që ka konsumuar Ylli Gurra;

Neni 265 i Kodit Penal:
“Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve raciale, nacionale ose fetare… dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 268 i Kodit Penal:
“Poshtërimi botërisht i Republikës së Shqipërisë dhe rendit kushtetues, i flamurit, i stemës, i himnit kombëtar, i dëshmorëve të kombit… dënohet deri në dy vjet burg.

Neni 266 i Kodit Penal:
“Vënia në rrezik e paqes publike duke bërë thirrje për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë… duke fyer ose shpifur për to….dënohet gjer në 5 vjet burgim.

Nëse prokuroria shqiptare nuk e ka filluar çështjen penale kundër barbarisë antishqiptare, tregon se ka frikë nga antikorrupsioni dhe shpreson në destabilizim shoqëror në Shqipëri.

Nuk ka destabilizim në Shqipëri, le të lodhen së prituri të gjithë barbarët dhe të korruptuarit.

Unë nesër, duke bërë detyrën ndaj kombit tim, paraqes denoncimin me shkrim përpara Prokurorit të Përgjithshëm.

I ftoj të gjithë shqiptarët të denoncojnë shëmtimin barbar në Shqipëri përpara prokurorisë shqiptare.

Sa më shumë denoncime, aq më i lartë patriotizmi shqiptar.

Barbarët e kanë marrë gjithmonë humanizmin europian si dobësi.

Por ky myfti ka shkelur ligjin shqiptar dhe ka fyer shqiptarët në vendin e vet. Po e ndjen veten turk, të marrë gjithë taborin e tij me ardhacakët, e të ikë në Anadoll; por pas dënimit.
Kjo ka mijëra vjet që është toka e shenjtë e shqiptarëve.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: myftiu gurraNgjelaSpartak Ngjela
Pas

Emisioni për mbulimin e Skënderbeut, kërcënohet gazetarja Rudina Xhunga

Para

Ekstradimi i Ballist Morinës, Meta thërret në takim urgjent ambasadoren e Kroacisë

Para
Presidenti i Finlandës uron Metën: Marrëdhëniet mes dy vendeve të shkëlqyera, i lumtur që vizita juaj pati sukses

Ekstradimi i Ballist Morinës, Meta thërret në takim urgjent ambasadoren e Kroacisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarri në Palokastër të Gjirokastrës rrezikon banesat, vihet nën kontroll

Trump shpall tarifa të reja ndaj BE-së: Reagojnë Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia

“Jo standarde të dyfishta”/ Deputeti gjerman kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbi

Propozohet kufizim të fëmijëve emigrantë në shkollat ​​gjermane! Mbështetje dhe kritika

Hamasi refuzon një tjetër propozim nga Katari për armëpushim

Kurti takohet me zyrtarin e lartë të DASH, diskutohen raportet me Serbinë

Me urdhër të Rubios, pushohen nga puna 1300 punonjës në DASH, mes tyre Yuri Kim! Ish-ambasadorja në protestë, përqafim mes lotësh me kolegët

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.