04:56 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

EMRAT/ Arrestohen 3 zyrtarë në Shkodër, ja për çfarë akuzohen

11:01 | 17/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
E FUNDIT/ U ndaluan nga policia greke, humbasin gjurmët dy 19-vjeçarët shqiptarë

Foto ilustruese

Tre zyrtarë kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës ditën e sotme pasi akuzohen për “Shpërdorim detyre”.

Policia ka njoftuar se shtetasit Refik Zagani,Vesel Tusha dhe Palë Keçi janë arrestuar gjatë operacionit “Bregdet i pastër”.

Palë Keçi dhe Refik Zagani kryenin detyrën e rojes mjedisore, ndërsa Vesel Tusha ishte specialist. Po ashtu, janë proceduar penalisht edhe 7 punonjës të tjerë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim  me Prokurorinë e Shkodrës dhe Administratën e Zonave të Mbrojtura.

Vihen në pranga 3 punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura për “Shpërdorim detyre”. Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe 7 shtetas për “Pushtim toke”.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si edhe të shpërdorimit të detyrës, specialistët e  Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në kuadër të operacionit policor “BREGDET I PASTER”, bënë ndalimin për veprën penale “Shpërdorim detyre”, të shtetasve: R. Z., 57 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë rojë mjedisore në Zonat e Mbrojtura. V. T., 56 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë specialist në Zonat e Mbrojtura. P. K., 65 vjeç, banues në Shkodër, me detyre rojë mjedisore në Zonat e Mbrojtura.  

Po kështu janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Pushtimit toke” shtetasit:  Gj. P., 64 vjeç, E. L., 35 vjeç, L. K., 66 vjeç, Gj. M., 58 vjeç, Gj. L., 72 vjeç,  M. K., 61 vjeç, dhe A. P., 47 vjeç, të gjithë banues në Shkodër;  

Në zbatim të një plani masash të përbashkët mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Administratës së Zonave të Mbrojtura,  në vijim edhe të operacionit mbarëkombëtar kundër informalitetit, janë ushtruar kontrolle në Zona të Mbrojtura në Qarkun Shkodër.  

Si rezultat i kontrolleve ne Velipojë, janë konstatuar një sërë shkeljesh, si gërmime, shpyllëzime,  rrethime me gardh me rrjete dhe me shtylla betoni etj.

Sektori i Monitorimit, ku bëjnë pjesë specialistët dhe rojet mjedisore, ka për detyrë parandalimin, zbulimin dhe luftimin e dëmtimit, pushtimit, shpërdorimit, tjetërsimit, shkretëtirëzimit a degradimit të natyrës, të pyjeve e të tokës pyjore, të cenimit nga ndërhyrjet e pakontrolluara ne mjedisin natyror e ujor të zonës së mbrojtur. Materialet  procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Etiketa: bregdet i pasterPolicia e Shkodres
Pas

Superoperacioni/ Kapen 1.3 milionë euro false, 11 të arrestuar në 7 shtete të BE-së

Para

LAJM I FUNDIT/ Dyshime për para të pista dhe falsifikim, vlonjatit i sekuestrohet shuma marramendëse prej 2.3 milionë eurosh pasuri

Para
U arrestuan pak ditë më parë për kultivim kanabisi, gjykata e Vlorës lë në burg 7 persona

LAJM I FUNDIT/ Dyshime për para të pista dhe falsifikim, vlonjatit i sekuestrohet shuma marramendëse prej 2.3 milionë eurosh pasuri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.