Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku dy persona janë vrarë me breshëri plumbash automatiku dhe një ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një moteli, në rrugën Dhimitër Konomi pranë “Ujit të Ftohtë”.
Burime për Fax News bëjnë të ditur se viktima janë Orest Rexho dhe Arjan Hasani, të moshës 35-40 vjeç dhe bëhet e ditur se nuk janë banorë të zonës. Ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Armando Sulejmani dhe mendohet se ky i fundit ka qenë objektiv i atentatit.
Një nga viktimat është gjetur në rrugë, ndërkohë që një tjetër është gjetur në makinë.
Informacion paraprak
Pak minuta më parë në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, kanë mbetur të vrarë dyshohet me armë zjarri 2 shtetas dhe 1 tjetër u plagos, në rrethana ende të paqarta.
Një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje.
Për shkak të hetimeve nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera.
Sipas raportimeve për Fax News nga vendngjarja, banorët e zonës janë shprehur se kanë dëgjuar breshëri të shtënash, duke e parashikuar situatën si një luftë, pasi janë shkarkuar dy karikatorë.
Dyshohet se atentatin e kanë kryer disa persona me makinë, ndërkohë policia është vënë në ndjekje të tyre.
Po ashtu është gjetur një automjet i djegur në Babicë, që mendohet se është përdorur nga atentatorët.
(M.Q/Faxweb.al)