07:54 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

EMRAT/ Përplasja me armë dje në Peshkopi, në pranga 30-vjeçari, në kërkim 3 të tjerë

13:37 | 08/06/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0

Pas lajmit për përplasje me armë zjarri ndodhi pasditen e djeshme në qytetin e Peshkopisë, policia ka reaguar dhe ka dhënë detaje.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se është arrestuar Ardit Aldedja, 33 vjeç, është shpallur në kërkim pasi tentoi të vriste me armë një person, pas një sherri banal. Sakaq, shpallen në kërkim edhe Klement Aldedja, Indrit Belba, Xherdan Korimani, pasi ndihmuan 33-vjeçarin të largohej pas ngjarjes.

Sakaq, është arrestuar në flagrancë Agron Muça për veprën penale ‘Moskallëzimi i krimit.

Njoftimi i Policisë: 

Dibër

Tentoi të vriste me armë zjarri pistoletë, një shtetas pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet 33-vjeçari dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.
Shpallen në kërkim dhe 3 shtetas të tjerë, pasi ndihmuan 33-vjeçarin të largohej pas ngjarjes.
Vihet në pranga një 30-vjeçar, pasi bashkëpunoi me këta 3 shtetas, për të ndihmuar 33-vjeçarin të largohej, duke e marrë në automjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në qytetin e Peshkopisë, një shtetas kishte tentuar të vriste me armë zjarri një shtetas tjetër me të cilin ishte konfliktuar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit dhe për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Si rezultat i veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:
A. A., 33 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale ‘Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë;
K. A., 28 vjeç, I. B., 23 vjeç dhe Xh. K., 20 vjeç, të tre banues në Peshkopi, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Në vijim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi A. M., 30 vjeç, për veprën penale ‘Moskallëzimi i krimit”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi A. A., pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin S. A., 20 vjeç, banues në Peshkopi.
Pas ngjarjes, shtetasi A. M. (tashmë i arrestuar), së bashku me shtetasit K. A., I. B. dhe Xh. K. (të shpallur në kërkim), kanë ndihmuar shtetasin A. A. që të largohej nga vendi i ngjarjes, duke e marrë në automjetin e tyre.
Vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë, me qëllim kapjen e shtetasit A. A. dhe të 3 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Pas

Takimi ‘i fshehtë’ me Bashën, Korreshi: Folëm për kërcënimet dhe ofendimet e mbështetësve të tij

Para

Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani rregullojnë raportin e tyre

Para
Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani rregullojnë raportin e tyre

Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani rregullojnë raportin e tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zbatimi i tarifave të reja tregtare, Trump nis nga sot letrat për partnerët tregtarë

Përfundon pa akord raundi i negociatave mes Izraelit dhe Hamasit

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Tragjedia në Teksas, 78 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur pas përmbytjeve

Sulmet me dronë ukrainas shkaktojnë kaos në trafikun ajror të Rusisë

Zvicra rihap ambasadën e saj në Teheran pas dy javësh mbylljeje

Zelensky njofton marrëveshje të reja ndërkombëtare për armët me SHBA-në dhe Danimarkën

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

Parashikimi i motit për sot, 7 korrik 2025

Vritet sekretari i këshillit bashkiak në Meksikë teksa po shikonte një ndeshje basketbolli

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.