Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot listën e fituesve që iu nënshtruan konkursit për 12 drejtorët e spitaleve.
Kështu, drejtor i ri i QSUT-së është Enkelejdi Joti, ndërkohë në “Spitalin e Traumës” Arben Zenelaj.
Sakaq, tek spitali “Shefaqet Ndroqi” ka fituar sërish Perlat Kapisyzi. Ndërkohë, është rihapur konkursi për për Drejtues të Spitaleve Rajonal Gjirokastër, Korçë, Elbasan dhe Vlorë. (B.H/Faxweb)