Mësohet identiteti i personit i cili u qëllua me thikë në qytetin e Durrësit pasditen e sotme.
Burime bëjnë me dije se ai është shtetasi Endri Nekaj, 27-vjeç, i cili u transportua me urgjencë në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në konflikt u përfshinë 4 persona të cilët janë shoqëruar në komisariat, përfshirë dhe personin i cili qëlloi me thikë 27-vjeçarin.
Nuk dihen ende shkaqet e zënkës mes të rinjve, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.