07:52 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

EMRI/ Vdes shqiptari në burg në Francë, bashkëkombasit akuza të forta: Kur e takuam në mëngjes ishte i qetë…

09:15 | 09/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të burgosurit në Burrel paralajmërojnë grevë, reagon AP: Kushte të papërshtatshme, të mbyllet burgu

Ishin disa të burgosur shqiptarë në “La Talaurdiere” në Saint Etienne, të Francës, të cilët njoftuan se bashkëkombasi i tyre, Liman Meta 46-vjeç, është gjetur i vdekur. Ndërkohë që janë po këta shqiptarë që nëpërmjet një mesazhi në ‘Joq Albania’ ngrejnë dyshime se Meta mund të jetë vrarë dhe se nuk bëhet fjalë për vetëvrasje.

Ata akuzojnë gardianët e burgut francezë se kanë ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj shqiptarit, i cili ishte baba i dy fëmijëve dhe nuk kishte arsye të vriste veten.

Duke theksuar se Liman Meta mbahej pa prova në burg, personat që kanë dërguar mesazhin akuzojnë edhe Ambasadën e Shqipërisë në Francë për mungesë reagimi, ndërsa denoncojnë edhe kushtet çnjerëzore në qeli.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Ne qe ju shkruajme jemi nje grup i madh shqiptaresh nga burgu “ La Talaurdiere ” Saint Etienne, France. Sot ne kete burg ka vrare veten nje shqiptar, Ishte vetem 46 vjec dhe baba i dy femijeve. Ndodhej ketu prej 4 muajsh dhe mbahej ne burg padrejtesisht, megjithese nuk kishte prova e fakte kunder tij.

Gjithmone e kemi ditur  qe greket jane racista , por francezet ju a  kalojne dhe atyre per racizem. Jetojme ne nje burg me kushte mizerabel, lageshti, pa ngrohje dhe me ushqim qe as vendet e botes se 3 nuk e hane.  Shumicen e rasteve ushqimi nuk del per te gjithe te burgosurit dhe shumica e tyre ngelen pa ngrene. Duhet te presim diten tjeter qe te shuajme urine. Punojme gjithe diten si skllever dhe si perfundim as rrogen nuk na e japin te plote sipas rregullave. Nga rroga qe punojme, na mbajne leket per qera(dhomen e burgut), uje, energji elektrike dhe ushqim.

Me leket e rroges se paket qe marrim mundohemi te blejme ushqime vet, por edhe ato na I shesin shume here me shtrenjt nga cmimi real I tyre dhe per me teper na I vonojne pafund. Sikur te mos mjaftonin keto racizmi nga ana e gardianeve dhe punonjesve te tjere francez eshte ne kulm. Na percmojne dhe trajtojne shume keq.  Ketu te fusin ne burg padrejtesisht, I zgjasin hetimet pafund dhe te trajtojne si  kafsh dhe jo si qenie njerezore.

Me sjelljen e tyre dhe kushtet e veshtira te jeteses e zhveshin njeriun nga shpresa dhe  dinjiteti , te marrin jeten dhe te shtyjne ne “vetevrasje”. Shoku yne Liman Meta ishte I ri, kishte familje, dy femije qe e prisnin dhe nuk kishte arsye te vriste veten. Sot ne mengjes kur e takuam ishte I qete dhe I qeshur si gjithe ditet e tjera.  Me pare kishte pasur probleme me gardianet te cilet e kane rrahur disa here dhe te gjithe ketu dyshojne qe e kane vrare, dhe jo qe ka vrare veten. Ju lutemi te interesoheni per fatin e tij dhe te gjithe shqiptareve te cilet vuajne denimet ne burgjet jashte Shqiprise, ku na trajtojne ne kushte cnjerezore.  Pas kesaj qe ndodhi asnje nga ne nuk e kane marre ne pyetje per te marr ndonje te dhene apo informacion per shokun tone.

Nuk kemi ku te drejtohemi tjeter per fatin tone sepse deri tani as drejtesia dhe as Ambasada Shqiptare ska ndermarre asnje veprim per kete rast.  Ambasada jone nuk ka reaguar as kur familjaret tane kane shkruar letra per shqetesimet dhe padrejtesite qe na behen duke na lene si gjithmone ne meshire te fatit.  Edhe energji nuk kemi na i kanë fik. Me respekt Shqiptaret e burgut “ La Talaurdiere ” Saint Etienne, France.”

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: burgFranceshqiptarivret vetenvritet
Pas

Si ndryshon trupi pas të 40-ave? 7 ndryshimet që pëson çdo grua

Para

Gripi i derrit, konfirmohet pacienti i parë i prekur. Në gjendje të rëndë

Para
Deputeti sëmuret në mes të seancës së jashtëzakonshme, dërgohet me urgjencë në spital

Gripi i derrit, konfirmohet pacienti i parë i prekur. Në gjendje të rëndë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Spitalet me më pak shtrime në total, kardiologjia përjeton fluks në rritje

Irani lëshon dhjetëra raketa ndaj Izraelit, goditet spitali kryesor Beer Sheba

Rinumërimi i votave preferenciale: Kandidatët e PD dhe PS që dolën të favorizuar

Trump miraton planet për sulm ndaj Iranit

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 34-të për konstituimin e Kuvendit

Vijojnë “shkëmbimet” e raketave gjatë natës, bombardohet spitali në Izrael

Këmbimi valutor sot/Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

SHBA dhe Izraeli drejt një super-operacioni së bashku

Mot i qëndrueshëm dhe ideal për bregdetin këtë të enjte

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.