Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Korçë. Sipas të dhënave paraprake, bëhet me dije se të shtënat janë bërë në drejtim të një banesë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek ish depoja e ujit. Burime për Fax News bëjnë të ditur se të shtënat me armë janë kryer drejt banesës së shtetastit Juxhin Kulla. Juxhin Kulla ka qenë në oborrin e banesës gjatë momentit kur është qëlluar.
Raportohet se Juxhin Kulla ka qenë arrestuar më parë, pasi ka precedent në fushën e narkotikëve. Kulla ka qenë i dënuar më parë për lëndë narkotike. Ka qenë tre herë i dënuar në Shqipëri. Ndërkaq forca të shumta policia kanë mbërritur në vendngjarje.