06:20 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ende pa e bërë zyrtar kandidimin, deputeti i PS-së nis pazarin e votave për të mposhtur Xhelal Mziun (Mesazhet flagrante)

09:17 | 09/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ende pa e bërë zyrtar kandidimin, deputeti i PS-së nis pazarin e votave për të mposhtur Xhelal Mziun (Mesazhet flagrante)

Duket se puna për zgjedhjet lokale të muajit Qershor ka nisur në kampin e socialistëve, pse jo dhe duke ofruar vende pune kundrejt marrjes së votave.

Ende pa e zyrtarizuar kandidaturën e tij për Bashkinë e Kamzës deputeti Rakip Suli ka nisur kontaktet në privat. Kështu një mësues ka denoncuar në redaksinë e Faxweb një mesazh të dërguar nga Suli, që i premton një vend pune në Kamëz.

Ndër të tjera, deputeti Suli i shkruan mësuesit: “Doja t’ju uroja dhe shpresoj dhe besoj që ju jeni vendimtar në garën time në Kamëz bashkë me kolegët”.

Kur mësuesi e pyet se nga e di emrin e tij, deputeti thotë që emrin e ka marrë nga drejtoresha e zyrës arsimore: “Emrin tuaj ma dha Ermioni nga lista e mësuesve në Drejtorinë Arsimore”.

Më poshtë deputeti i thotë mësuesit “më kalo numrin tënd se do t’ia jap Kryetarit të PS-së në Kamëz”, duke i premtuar se nëse angazhohet në fushatë do marrë emërimin si mësues.

“Përshendetje, une kam një denoncim të forte dhe dua ta bej këtu te ju sepse këta legenat e Rilindjes mavi e kan fillu blerjen e votave qe tani me vende pune po ta harrojne Rakip Suli dhe Rilindja se ka me fitu. Une nuk e kam problem postojeni dhe emrin tim dhe cdo gje.

Jam Ervil Dervishi profesor fiskulture ne Kamez. Kam 1 vit qe jam shperngulur nga Pogradeci dhe kam filluar profesor fiskulture ( I jashtëm), por Emirion Cakoni nuk ma jep emerimin si profesor i brendeshem se do lekë”, thuhet në mesazhin e mësuesit dërguar në redaksinë e Faxweb.al.

Socialistët kanë kërkuar me çdo kusht që të fitojnë në zgjedhjet e Qershorit Bashkinë e Kamzës, dhe kanë tentuar që të eleminojnë nga gara dhe Xhelal Mziun, përmes mekanizmit që kryebashiakët që kanë tre mandate të mos lejohen që të kandidojnë. Kërkesë kjo që u hodh poshtë nga KQZ dhe është dërguar në Kolegjin Zgjedhor.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: mesazhet flagranterakip sulismsxhelal mziu
Pas

Shkarkohet drejtuesi i Policisë së Vlorës, e zëvendëson një shef i arrestuar (Detajet)

Para

Goditi me sende të forta të afërmin për çështje pronash, arrestohet 21-vjeçari

Para
Operacion ndërkombëtar, kapet italiani i shumëkërkuar në Durrës (EMRI)

Goditi me sende të forta të afërmin për çështje pronash, arrestohet 21-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.