Këshilltari për shtyp i kryeministrit Rama, Endri Fuga u kap dje në një foto në Manhatan duke blerë një iphone XI, kostoja për një të tillë të ri kalon 1 mijë dollarë
“Ja dhe Endri Fuga në Apple Store në Manhattan. Në 5th Avenue. Po blinte Iphone-in e fundit. Lekët e shqiptarëve i bëjnë Iphona. Sapo është hapur.”, shkruante qytetari në foton e dërguar tek JOQ.
Pothuajse i menjëhershëm ka qenë reagimi i Fugës, duke pasur parasysh ndryshimin e orës me kontinentin tjetër i cili ka postuar një foto në një librari me mbishkrimin:
“Isha edhe këtu Joq Albania po qytetari dixhital nuk më paska fotografuar. Libri më i mirë se teknologjia”.
Isha edhe ketu @JoqAlbania po qytetari dixhital nuk me paska fotografuar??? Libri me i mire se teknologjia✌? pic.twitter.com/zeyFT5MHSc
— Endri Fuga (@endrifuga) September 25, 2019
Por me sa duket dhe në foto, Fuga po shihte libra për fëmijë, për të cilët sigurisht që libri është më i mirë se teknologjia.