05:35 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Engjëj mbrojtës”, Rama përgëzon e falënderon policinë pak orë para protestës së opozitës

08:14 | 24/04/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Engjëj mbrojtës”, Rama përgëzon e falënderon policinë pak orë para protestës së opozitës

Një ditë më parë, Policia e Shtetit paralajmëroi marrje të masave, deri edhe burg për ata që do të shkelin ligjin gjatë protestës së planifikuar sot nga opozita.

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama ka zgjedhur pikërisht punonjësit e Policisë së Shtetit për t’u thënë “Mirëmëngjes” shqiptarëve.

Duke i cilësuar “engjëj mbrojtës”, ai shpreh mirënjohjen dhe respektin për çdo punonjës që ka bërë të mundur kthimin e besimit të qytetarëve tek uniformat blu.

“MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të një prej “engjëjve mbrojtës” të rregullit në rrugët e vendit.

Ermela Lika, pasi ka kryer me rezultate të shkëlqyera Akademinë e rilindur të Sigurisë është bërë pjesë e #PolicisëQëDuam bashkë me 888 gratë dhe vajzat me gradë, të cilat i janë bashkuar forcave të rendit tre vitet e fundit.

Mirënjohje dhe respekt për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, që me përkushtimin dhe profesionalizimin e saj apo të tij, ka bërë të mundur kthimin e besimit të qytetarëve tek uniformat blu.

Shumë është bërë. Ende më shumë mbetet për t’u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për #ShqipërinëQëDuam me #Shtet#Punë#Mirëqenie.”, shkruan Rama.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramalulzim bashapolicia e shtetitprotesta
Pas

Sot priten protesta në të gjithë vendin, mësoni ku do të jetë kryeministri Rama (VIDEO)

Para

E hëna ndryshe, rrugët që do të bllokohen nga protesta e opozitës. Ç’pritet të ndodh sot

Para
E hëna ndryshe, rrugët që do të bllokohen nga protesta e opozitës. Ç’pritet të ndodh sot

E hëna ndryshe, rrugët që do të bllokohen nga protesta e opozitës. Ç’pritet të ndodh sot

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.