Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Bide, si duket për një moment harroi se çfarë posti mban, duke iu referuar vartëses së tij, Kamala Harris, si “presidentja Harris”, përderisa po fliste rreth programit të vaksinimit në ShBA.
“Kur presidentja Harris dhe unë bëmë një udhëtim virtual në një qendër vaksinimi në Arizona jo shumë kohë më parë, një nga infermierët që po u jepte vaksina njerëzve, ishte sikur po jepte një dozë shprese”, deklaroi shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Nënpresidentja Harris ishte e pranishme gjatë kësaj deklarate, por reagimi i saj nuk u kap nga kamera, shkruan Daily Mail.