Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me presidentin e Iranit Hasan Rouhani.
Lajmin e ka bërë të ditur agjensia tuke Anadolu. Mësohet se objekti kryesor i biseës mes Erdogan dhe Rouhanit ka qenë vendimi i fundit i Shteteve të Bashkuara për të dalë nga marrëveshja bërthamore me Iranin.
Presidenti Turk Erdogan është shprehur se nuk e mendon të duhur veprimin e Washingtonit për të dalë nga kjo marrëveshje. Turqia sipas Erdogan është për ruajtjen e Planit të Përbashkët të veprimit.