Analisti Ergys Mërtiri i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, tha se kryeministri Edi Rama me ndryshimet kushtetuese kërkon që të eliminojë koalicionet.
Sipas Mërtirit, Rama po gjen kleçka duke bërë sikur dëshiron listat e hapura, ndërkohë që nëpërmjet kësaj krijon mundësin për të të hequr formulën që shpërndan votat, ku koalicionet i bën të efektshëm.
“Gjatë gjithë kësaj periudhe Rama e pa që nuk mori një marrëveshje të mirë me opozitën me 5 qershor. Ai donte të kishte depolitizim të numëruesve që do të thotë mundësinë për t’i zgjedhur ai numëruesit.
Në këtë kuptim në momentin që nuk bëri këtë, kaloi tek plani B dhe plani B kush është, është që të eliminojë koalicionet. Kjo sepse në 2017 Rama kapi 48% dhe ishte pa koalicione i duhet ti eliminojë. Tani gjen kleçkën dhe bën sikur do listat të hapura dhe nëpërmjet kësaj gjen mundësinë për të hequr formulën që shpërndan votat ku koalicionet i bën të efektshëm.
Deputetët në Kuvend nuk dua ti paragjykoj, por prisja që kjo kauzë të mos përdorej nga njerëz që nuk kanë të bëjnë me këtë kauzë, për t’i ngulur popullit një thikë pas shpine. Përkushtimi ndaj kauzës së tyre duket se ka qenë më i madh sesa vëmendja e tyre për të parë se me çfarë dëmi bashkëshoqërohet fitorja që ato arritën.
Rama ka kohë që ka instaluar një proces autokratik që fillon me kapjen e institucioneve të pavarura që kulmon me gjykatat, që kërkon ti zvarrisë pasi kërkon ti ndërtojë vetëm në momentin që ai mund ti kontrollojë. Kemi kapjen e akademisë së shkencave, që do të thotë çdo qelizë pushteti kontrollohet nga Edi Rama. Tani është keq nga ana e imazhit dhe po shpik ndryshimet kushtetuese që të kapë edhe këtë element. Zgjedhjet e lira duan që qytetari të jetë i lirë së pari.”- tha Mërtiri.