Eridana Çano do të jetë drejtoresha e re e Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj (SASPAC ) që monitoron fondet e BE-së do të jetë Eridana Çano. Eridana Çano ka mbajtur postin e drejtoreshës e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, ndërsa më herët ka qenë drejtoreshë kabineti e Ministrit të Pushtetit Vendor. Kryeministri ka emëruar Çanon në detyrë pas shkarkimit të Jona Sulit më 30 Korrik, e cila mbajti këtë detyrë pas arrestimit të Ilir Beqajt për abuzim me fondet e kësaj agjencie.
Beqaj u arrestua më 4 korrik të këtij viti dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II).