14:26 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E bujshme nga Italia/ Ndragheta pastrim parash me kompaninë ortake të Bashkisë Tiranë

10:46 | 05/06/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
E bujshme nga Italia/ Ndragheta pastrim parash me kompaninë ortake të Bashkisë Tiranë

Kompania italiane ortake e Bashkinë Tiranë në kompaninë e pastrimit të mbetjeve ‘EcoTirana’, ákuzohet nga prokuroria italiane për qarkullim parash në favor të grupit mafioz Ndragheta. Lajmi është bërë i ditur nga disa media italiane.

Andrea Miglioranzi, deri më 30 janar 2018 anëtar i Bordit Administrativ i AGSM Holding dhe president i AMIA-s (një nga dy kompanitë ortake të AGSM-së), kompani ortake me EcoTirana-n dhe ish-kryebashkiaku i Veronës Flavio Tosi, i cili firmosi marrëveshjen për krijimin e kompanisë së përbashkët EcoTirana, po hetohen për bashkëpunim me pjestarë të grupit mafioz Ndragheta.

Më 4 qershor 2020, Prokuroria italiane ka gjetur se “kompania komunale e Bashkisë Verona, Amia, është përdorur për të qarkulluar para [të lidhura me organizatën kríminale], dhe dy drejtuesit e saj janë nën hetim”. Prokuroria ka ákuzuar 26 persona ndër to ish-kryebashkiakun Tosi dhe Andrea Miglioranzi për bashkëpunim në organizatë kríminale, mashtrim, pastrim parash, rryshfet, trafik droge, korrupsion, transferim të mirash materiale në shkelje me ligjin.

Tosi po hetohet në gjendje të lirë për përdorimin e kompanisë komunale të Bashkisë Verona Amia, për të likujduar një faturë me vlerë 5000 euro për llogari të një hetuesi privat. Ndërsa, Andrea Miglioranzi, në árrest shtëpie, ákuzohet se ka përdorur kompaninë komunale të Bashkisë së Veronës Amia të pastrimit të mbetjeve, për qarkullimin e parave të organizatës Ndragheta.

Tosi dhe Miglioranzi janë ákuzuar edhe më parë nga prokuroria italiane për bashkëpunim me një nga drejtuesit e Ndraghetës, Antonio Gardino tani i árrestuar. Miglioranzi është hetuar nga Prokuroria italiane si drejtues i kompanive nën kontrollin e organizatës kríminale Ndragheta. Ndërkohë, në median italiane para disa kohësh u publikua një foto e Kryebashkiakut Tosi me Antonio Giardini.

Historiku i EcoTirana/ Në qershor të 2016, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj krijoi një kompani të përbashkët mes Bashkisë dhe ndërmarrjes komunale të Bashkisë së Veronës me objekt mbledhjen e plehrave dhe mbetjeve të Tiranës. Për këtë qëllim, në qershor 2016 u formua kompania EcoTirana, me kapital fillestar një milionë euro, me ortakë 51 për qind Bashkinë Tiranë dhe 49 për qind kompaninë italiane AGMS Holding.

Kjo e fundit është në pronësi të AGSM dhe AMIA, dy ndërmarrje bashkiake të kontrolluara nga Bashkia e Veronës. Anëtar i Bordit Administrativ të AGSM Holding dhe president i AMIA-s (një nga dy kompanitë ortake të AGSM-së) është Andrea Miglioranzi, një personazh i njohur i kronikave politike dhe gjyqësore italiane, i emëruar nga Kryebashkiaku Tosi./exit

Etiketa: Erion Veliajflavio tosi
Pas

“Ishin dy djem të rinj, edhe për dy pula të vjen kèq, jo më…”, flasin banorët pas vrásjes së dy vëllezërve: Si i njihnim familjet

Para

Hashim Thaçi takime të befta në Tiranë, “kokë më kokë” me Ilir Metën

Para
Hashim Thaçi takime të befta në Tiranë, “kokë më kokë” me Ilir Metën

Hashim Thaçi takime të befta në Tiranë, “kokë më kokë” me Ilir Metën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro, të përfituara nga veprimtari kriminale

U shpëtua nga pushuesit teksa notonte dhe u transportua në spital në gjendje të rëndë, ndërron jetë turistja ukrainase në Vlorë

Shtëpi me qira në Vlorë për prostitucion! Shpallet në kërkim tutorja spanjolle, nën hetim tre vajza

Kurbin / Kapet dhe arrestohet i riu me rrezikshmëri të lartë, i kërkuar për armëmbajtje dhe përgatitje për vrasje

Berisha publikon prova për manipulimin e votës së diasporës: Firmat në zarfe janë vetëm disa viza

Presidenti Begaj përkujton gjenocidin e Srebrenicës: 30 vite nga masakra më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore

Berisha: Raporti i Komisionit Evropian është një nekrologji e shtetit ligjor .Sistemi i drejtësisë është kthyer në korporata të kapura

Nga vrasja në tentativë tek grupi i strukturuar kriminal/ I dënuar për 3 vepra penale, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e Paris Prengës

Berisha: Raporti i Komisionit Evropian gropos shtetin ligjor, Rama përhap dezinformime me zyrat e klonuara të shtypit

“Burg dhe gjoba të mëdha për shtesat pa leje”, Rama paralajmëron ndërtuesit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.