17:53 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Erjon Braçe s’ia përton Petrit Vasilit: Frena nuk është ndarja e qeverisë në karrige, është OPOZITË dje, sot dhe nesër

09:59 | 01/06/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“30% e të rinjve as në shkollë as në punë”, pas premtimit 300.000 të punësuar, Braçe: 220.000 vende mandatin tjetër

Erjon Braçe është një tjetër socialist pas Saimir Tahirit që ka reaguar së fundmi pas deklaratave të kreut të LSI-së, Petrit Vasili lidhur me “makinën me dy timonë” që sipas Vasilit mund të rezultonte pa frena në fund të rrugës.

Braçe, në një lloj analize, flet për këndvështrime të ndryshme mbi rolin e “Frenës”. Ai shprehet se e sheh si frenim të madh angazhimin për të vonuar reformën në drejtësi, keqpërdorimin e subvencioneve në bujqësi, ndalimin e punës në rrugët-bypass Fier, Vlorë, Tiranë-Elbasan.

Më tej, Erjon Braçe shkruans e Frena nuk është ndarja e qeverisë në karrige, por është opozitë, dje, sot dhe nesër.

Reagimi i Erjon Braçes:

FRENA SI OPOZITE, DJE, SOT, NESER!
Dy njerez te rendesishem ne LSI,
miku im Nikolle dhe drejtori egzekutiv i saj,
hoqen dore dje nga sllogani fodull:
NE FORCE E PARE POLITIKE NE SHQIPERI!
I pari,
i referohet nje sondazhi te rreme, lehtesisht te identifikueshem si i qellimte politik dhe, pranon nje humbje te rende te PD por edhe me dramatike per LSI-kater here larg nga “FORCA E PARE POLITIKE NE VEND”, domethene PS!
Ai pranon per LSI rolin e nje partneri edhe nje here te Sali Berishes, ne fakt ndryshe nga cfare kishte thene me heret por edhe duke forcuar dyshimet mbi pastrimin e palces se PD, kryesisht kundershtare te LSI ne ate parti.
I dyti,
foli dje gjate, per rolin e “FRENES”, duke rrezuar njehere e mire slloganin e rreme “NE FORCE E PARE POLITIKE NE VEND”!
Kur kete e ben drejtori egzekutiv, natyrisht qe sllogani eshte i vdekur, per mire dhe partia duhet menduar e rikthyer ne boten reale.
Por pertej kesaj,
Ka kendveshtrime te ndryshme mbi rolin e “FRENES”;
Fjala bie,
une e shoh si nje frenim te rende, stop te madh, ndalimin e punes per kater vite ne rruget-bypass Fier, bypass Vlore, Tirane-Elbasan, te gjitha me fonde te buxhetuara, domethene te garantuara, madje edhe me kosto te shtuara, edhe ato te garantuara;
Une e shoh si nje frenim te rende, stop te madh, angazhimin kohe pas kohe, sipas etapave xhanem, per te vonuar reformen ne drejtesi, jetike, thelbesore per Republiken, po aq per njerezit e zakonshem qe nuk marrin drejtesi prej 27 vitesh ne kete vend, madje duke i kthyer ne te pabarabarte para ligjit, kur tamam politikanet jane ndryshe nga ta-imunitare te paligjshem;
Une e shoh si nje frenim te rende, stop te madh, keqperdorimin deri ne dhimbje te subvencioneve ne Bujqesi, fondit te tokave te vene ne dispozicion per te terhequr investime kombetare e te huaja ne nje rrjet ndermarrjesh bujqesore, lirise se tregut-fuqise se tij per te imponuar cmime nen kosto per bujqit e perfitime te medha per tregtaret, aq sa po rrezikon ta ktheje Shqiperine bujqesore ne te vetmin vend ku po te punosh me token e bagetine nuk fiton por humb para nga te tuat;
Pyetje dua te bej, per cilindo shqiptar qe e sheh veten viktime te kesaj FRENE;
A i duhet kujt kjo Frene?
Une them jo!
Ne ane tjeter,
une nuk jam nga ata qe mendojne se gabimet jane te njeanshme, pra ka pagabueshmeri ne palen tjeter.
Edhe aty duhet nje ndryshim i forte, kjo eshte natyrale ne PS, eshte gen i patjetersueshem, ndaj njerezit besojne ende shume fort tek Partia Socialiste.
Ne fund,
Kontrollin e qeverisjes, FRENEN, Kushtetuta ja ka besuar parimit te ndarjes se pushteteve, kontrollit e balancës së tyre-një rol të patjetersueshem këtu ka Presidenti i Republikës, reforma ne Drejtësi dhe ne mënyrë të patjetersueshme Opozita.
Kjo është FRENA, jo ndarja e qeverise ne karrige!
Kjo është FRENA dhe është OPOZITE, dje, sot, nesër.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: erjon bracepetrit vasilireagim
Pas

Rezultatet e sondazhit, reagon Manjani: Asgjë jo logjike nuk pashë, ky është perceptimi i shqiptarëve

Para

“Për ata që politikën e përdorën si bankomat dhe frymëzojnë sa një gjinkallë”,kujt i drejtohet Bregu?

Para
“Për ata që politikën e përdorën si bankomat dhe frymëzojnë sa një gjinkallë”,kujt i drejtohet Bregu?

“Për ata që politikën e përdorën si bankomat dhe frymëzojnë sa një gjinkallë”,kujt i drejtohet Bregu?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shqiptarët të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE në 2024

Gjirokastër/ Braktisi makinën me 2 klandestinë në Memaliaj, shpallet në kërkim 30-vjeçari i dyshuar

Spiropali në Konferencën e 19 të kryeparlamentarëve të Nismës Adriatiko-Joniane në Janinë: Shqipëria, vlerë e shtuar për një Europë të re, më të madhe, më të fortë, më të sigurt

Kallas vizitë në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Rusi, vdesin të gjithë anëtarët e ekuipazhit

Efekti Trump? CNN: Më shumë amerikanë se kurrë po kërkojë shtetësi britanike pas mandatit të dytë të presidentit të SHBA

Tare nënshkruan me Milanin, palët gjejnë gjuhën e përbashkët

Marrëveshja e Stambollit, Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 800 të burgosur

Deklaroi se ndërkombëtarët nxitën trazirat në Veri të Kosovës, Albin Kurti shkarkon zëvendësministrin Arbër Vokrri

Reagon për herë të parë Belina Pupa pas akuzave të kultivimit të kanabisit: Prona në emrin tim, por e dhënë me qira

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.