Pas triumfit në Sanremo, këngëtari shqiptar Ermal Meta, vazhdon takimet për promovimin e albumit të tij, “Vietato morire”. Pasditen e sotme ai ishte i ftuar në programin Amici të Mediaset të Maria de Filipi. Aty ku balerini shqiptar Kledi Kadiu është prej vitesh pjesë e stafit.
Dy artistët shqiptarë kanë pozuar sëbashku dhe Ermal Meta ka bërë gjestin që të gjithë shqiptarët prisnin: shqiponjën. Ermal Meta e tregon me fjalë dhe me gjeste se është shqiptar, dhe ndihet krenar për këtë.
Kantautori shqiptar Ermal Meta u renditi i treti në natën finale të Sanremos dhe fitoi edhe çmimin e kritikës në këtë edicion. Ndërkohë në natën e tretë Meta rezultoi fitues përsa i përket kategorisë së coverit më të mirë të risjellë në skenën e festivalit. Kënga e tij ‘’E ndaluar të vdesësh’’ është një këngë hit për jetën. (D.D/Shuplaka)