Aktori i njohur Ervin Bejleri së fundmi ishte në vëmendje të mediave për shkak se gjatë protestës shpèrtheu në të shara në drejtim të efektivëve të policisë. Pas këtij veprimi në një status në Instagram, aktori i kërkon ndjesë efektivëve duke u shprehur se edhe ai i ka falur ata. “U sùlmua në mënyrë barbare shtëpia ime”, shkruan Ervini.
Statusi i plotë i aktorit: “Për ju moshatarët e mi të veshur me uniformë: Jeni te stevitur, jeni të mësuar që ndaj çdo provokimi të jeni gjakftohtë. Por unë fatkeqësisht jo. Sepse sot u sùlmua në mënyrë barbare shtëpia ime. Ju ishit në detyrë, por edhe unë isha në shtëpi.
E ju nuk më latë ti jepja të paktën lamtumirën që meritonte. E megjithatë ju FAL . Siç edhe ju kërkoj NDJESË për çdo fyerje ndaj jush. Por nuk ishte për ju po për ata që luajnë me ne. Me ju dhe me mua. Shpresoj sinqerisht që ata që janë fyer të më kuptojnë”.
Kujtojmë se Bejleri u shoqërua dhe në polici lidhur me incidentin që ndodhi duke u gdhirë e diela, ku u rrafshua dhe Teatri Kombëtar, që pasoi më pas dhe me mbajtjen e protestave për dy ditë me radhë. (E.K/Faxweb.al)