Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, është paracaktuar emri i personit që do të drejtojë Byronë Kombëtare të Hètimit, dhe është ish-kreu i Pòlicisë së Fierit dhe Tiranës Ervin Hodo. Ndërkohë që në garë janë katër kandidatë të cilët kanë rezultuar të pastër nga hètimet që janë bërë ndaj figurave të tyre, Berisha duke iu referuar një mesazhi të mbërritur në adresë të tij, se Hodo do të marrë drejtimin e BKH-së.
Në garë janë Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj por ish-kreu i qeverisë, thotë se do jetë personi të cilin ai akùzon se ka favorizuar bandën e Habilajve në tráfikun e drògës ai që do të drejtojë BKH-në.
Postimi i plotë i Berishës: Miku i bándes se Habilajve i paracaktuar si kryetar i BKH! Sukses i ri i Dvoran Reformes.. Lexoni denòncimin e qytetarit dixhital. sb
I nderuar Dr.Berisha po ju dergoj nje info shume te rènde. Kete jave mbyllet procesi i emerimit te kreut te BKH dhe kane caktuar si drjtues Ervin Hodon, i cili eshte akùzuar nga dy òficere pòlicie ne azl si Dritan Zagani dhe Antonio Nazeraj si i pèrfshire ne favòrim te bandes se Habilajve. Kur ishte Tahiri minister Hodo ka qene drejtor i pòlicise se Fierit qe Zagani i conte emaile e informacione per Habilajt. Po dieht si shkoi ceshtja e tij. Tùrp tùrp cfare po ndodh ne kete vend.(F.GJ/FAXWEB.AL)