Ervis Çalliku është drejtuesi i kamionit të kapur me 2.6 ton drogë në Mal të Zi teksa ishte nisur nga Lushnja në drejtim të Gjermanisë. Gazetari i Fax News, Fatjon Gjinaj, mëson se 40-vjeçari nga Durrësi ka një agjenci transporti “Joel Trans” në njërin prej kamioneve prej të cilës kishte ngarkuar sasinë e madhe të drogës dhe mjetin e drejtonte vetë ai.
Agjencia në fjalë e cila rezulton të jetë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit më 25.06.2019, ndërsa vetëm një muaj më vonë është shtuar anëtari i ri i drejtuesve teknik shtetasi me inicialet Sh.K me veprimtari transport rrugor ndërkombëtar mallarsh për vete dhe të tretë e me qira.
Vlera e parave si kapital fillestar në momentin kur është regjistruar ka qenë 100 00, 00 lekë. Ndërkohë si adresë e zyrës qëndrore e agjencisë është në Durrës, Lagjja nr. 1, Brenda Autoritetit Portual të qytetit bregdetar.
Njëri nga aksionerët e kompanisë “Joel Trans”, është kapur në Mal të Zi me kamionin e nisur nga Lushnja me 2.6 ton drogë Canabis Sattiva dhe që mjeti drejtohej prej tij. Nuk dihet nëse kjo kompani ka kryer më parë transporte të tilla me ngarkesa droge, ndërsa hetimet kanë përfshirë edhe një skemë të tillë të mundshme. Ai është vënë në pranga, dhe me menjëherë pas tij edhe Përparim Shurdhi dhe Arlind Tabaku njëri prej tyre përgjegjës për ngarkesën e drogës dhe tjetri bashkëpunëtor.
Të dy këta të fundit bëjnë me dije byrime zyrtare nga grupi i hetimit, kanë pranuar përfshirjen si dhe kanë treguar emra të tjerë personash të cilët janë vënë nën vëzhgim por që nuk janë zbuluar identitetet për shkak të ‘sekretit hetimor’.
Kamioni është ngarkuar në magazinën e Përparim Shurdhit në qytetin e Lushnjes. Dëshmitë e dy të arrestuarve kanë vënë në lëvizje autoritetet shqiptare por edhe partnerët që të hetojnë gjithë skemën e përdorur nga anëtarët e grupit të trafikantëve dhe të bëjnë të mundur kapjen dhe ndalimin e personave të tjerë.
Kamioni rezulton të jetë futur në doganën e Kapshticës nga Greqia, por nga kontrolli që i është bërë nga policia doganore, nuk ka rezultuar ndonjë ngarkesë e paligjshme, e për këtë arsye hetimet nuk janë përqëndruar për hetime të thelluar atje. Por ndryshe ka ndodhur me doganën e Hanit të Hotit, ku Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimet për doganierët, të cilët nuk e kishin kontrolluar kamionin duke e lënë të kalonte me gjithë ngarkesën me drogë. Nuk dihet nëse ka qenë një mungesë vigjilence nga ana e doganierëve shqiptarë dhe malazes apo diçka e që mund ti kompromtentojë ata.
Prej kohësh autoritetet greke, shqiptare dhe malazeze ishin vënë në vëzhgim të një rruge të trafikimit të lëndëve narkotike përmes territorit të këtyre 3 shteteve dhe kontrollet kanë qenë më të shpeshta dhe të shtuara prej disa muajsh.
(F.GJ. FAX NEWS)