05:44 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mazhoranca ka dalë nga binarët e ligjit, sillet si pronare e shtetit”, Duka në protestën e opozitës: Nuk synoj më karrigen e deputetit, dua vetëm…

18:07 | 08/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mazhoranca ka dalë nga binarët e ligjit, sillet si pronare e shtetit”, Duka në protestën e opozitës: Nuk synoj më karrigen e deputetit, dua vetëm…

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, mbajti fjalën e tij gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mazhorancën në pushtet.

Duka theksoi se ka shumë arsye për të protestuar, por solli në vëmendje dy nga arsyet kryesore. Sipas tij, mazhoranca ka dalë nga binarët e ligjit dhe ata që qeverisin sillen si pronarë të shtetit. Ai i akuzoi ata për vendosjen e çmimeve të rrugëve sipas dëshirës dhe për kompensimin e pronarëve të tokave me çmime të ulëta. Po ashtu, Duka theksoi lehtësimin e ndërtimeve në zona të mbrojtura, duke e parë ligjin si një pengesë të tejkaluar për interesat e qeverisë.

Një tjetër kritikë e fortë ishte lidhur me dështimin e operacionit për nxjerrjen e naftës në Shpirag, kur kompania SHELL u largua nga Shqipëria. Duka e quajti të turpshme llogaritjen e miliarda fitimesh të premtuara nga Rama në konferencat e mëparshme, të cilat, sipas tij, nuk u realizuan kurrë, ndërsa qeveria nuk mori përgjegjësi për këtë dështim.

Ai gjithashtu reagoi ndaj pyetjeve që shpesh i drejtohen protestuesve, “çfarë zgjidhët me protestat?”, duke u shprehur se “para këtyre vjedhjeve, a është më mirë të heshtim apo jo?”. Duka theksoi se qëllimi i protestave është të heqin nga pushteti ata që shpërdorojnë ligjin dhe abuzojnë me të. Ai përfundoi duke theksuar se nuk ka ambicie për karrigen e deputetit apo ministrit, por kërkon të sundojë rregulli dhe ligji në vend.

Etiketa: protesta e opozites
Pas

“Protesta masive, por jo sa pēr tē shembur qeverinë”, politologu: Berisha duhet të bëjë “katarsis” për sukses

Para

“Berisha qëndrestar i paparë, Salianji zemërluani opozitar”, mesazhi i Ilir Metës nga burgu

Para
“Berisha qëndrestar i paparë, Salianji zemërluani opozitar”, mesazhi i Ilir Metës nga burgu

“Berisha qëndrestar i paparë, Salianji zemërluani opozitar”, mesazhi i Ilir Metës nga burgu

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.